Në kuadër të programit Erasmus+, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup ligjëroi Prof. Dr. Aid Smajić nga Universiteti i Sarajevës. Prof. Smajić është profesor i psikologjisë në Fakultetin e Studimeve Islame të Universitetit të Sarajevës dhe njëkohësisht mban detyrën e Zëvendësdekanit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite akademike, ai u prit nga dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, prodekani Prof. Dr. Ziber Lata, si dhe nga profesorët Jusuf Mustafai dhe Abdulkerim Iseni. Në takim ishte i pranishëm edhe sekretari i fakultetit, Mr. Neim Misimisi.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel rajonal dhe në promovimin e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive akademike në fushën e studimeve islame.