Sot, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me nderim dhe respekt të veçantë, u bë përcjellja e dy profesorëve tanë të çmuar – Prof. Dr. Asan Xhilo dhe Prof. Dr. Naser Ramadani – të cilët nisen drejt tokave të shenjta për të kryer obligimin madhor të Haxhit.

Dekani i Fakultetit, së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtorë u mblodhën për t’u uruar rrugë të mbarë dhe për të ndarë me ta këtë moment solemn, që simbolizon përkushtimin ndaj fesë dhe vlerave të saj të larta.

Urojmë që Allahu i Madhërishëm t’ua pranojë këtë ibadet të lartë, t’ua lehtësojë çdo hap gjatë rrugëtimit dhe t’i kthejë në mesin tonë të shëndoshë, me zemra të pastra dhe përvoja të vyera.

Haxh mebrur dhe udhëtim të bekuar, profesorë të nderuar!