Më datë 05.12.2024 në zyrën e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup është bërë pranim dorëzimi i detyrës së dekanit të FSHI-së, ku prof. dr. Abdulxhemil Nesimi e pranoi detyrën e dekanit nga ushtruesi i detyrës së dekanit prof.dr. Asan Xhilo. Pranimi i detyrës është bërë në praninë e disa profesorëve të FSHI-së që ishin të pranishëm aty dhe të disa përfaqësuese të Themeluesit të Fakultetit, gjegjësisht të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
Procesverbalin e pranim-dorëzimit e nënshkroi ushtruesi i detyrës së Dekanit prof. Asan Xhilo dhe dekani i porsazgjedhur prof. dr. Abdulxhemil Nesimi. Po ashtu, listën e të pranishmëve e nënshkruan të gjithë pjesëmarrësit.
Pastaj prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, dekani i cili e mori detyrën, i falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në përmbylljen e këtij procesi me sukses.