Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
2802, 2025

URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, më lejoni që në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup  dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë islame. Ky muaj i shenjtë na fton në reflektim, përkushtim dhe përmirësim të shpirtit tonë. Ai është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe solidaritetit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe duke [...]

2602, 2025

Fakulteti i Shkencave Islame dhe Komisioni për Bashkëpunim Ndërreligjioz nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Më 26 shkurt 2025, dekan i Fakulteti të Shkencave Islame Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, znj. Olivera Trajkovska, e shoqëruar nga zyrtari administrativ Besim Memedi. Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, drejtoresha Trajkovska uroi Dekanin për zgjedhjen e tij dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjatë takimit, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi që [...]

2002, 2025

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame

Sot, më 20 shkurt 2025, në Fakultetin e Shkencave Islame u zhvillua me sukses mbrojtja e temave të diplomës nga studentet: 🎓 Besa Selami 🎓 Sara Imeri Gjatë mbrojtjes, ato prezantuan me përkushtim dhe profesionalizëm punimet e tyre kërkimore duke argumentuar dhe mbrojtur idetë e paraqitura. Angazhimi i tyre u reflektua në diskutimet e pasura dhe konstruktive me komisionin akademik. Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentet për këtë sukses [...]

1902, 2025

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame

Sot, më 19 shkurt 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvilluan me sukses mbrojtjet e temave të diplomës nga studentët: 🎓 Adem Nuhi 🎓 Zilije Limani 📖 Pas një pune të gjatë kërkimore dhe akademike, studentët paraqitën studimet e tyre përpara komisionit, duke argumentuar dhe mbrojtur me profesionalizëm temat e tyre. Diskutimet e zhvilluara gjatë mbrojtjes reflektuan përkushtimin dhe seriozitetin e tyre ndaj fushës së studimit. Fakulteti [...]

1302, 2025

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt të Këshillit Mësimor – Shkencor

Sot, më 13.02.2025, Fakulteti i Shkencave Islame organizoi mbledhjen e 63-të me një rend dite të rëndësishëm. Mbledhjen e kryesoi dekani i Fakultetit, prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, e cila u hap me leximin e një pjese të Kuranit nga studenti Ismail Ismaili. Në fillim, dekani përshëndeti pjesëmarrësit dhe në emër të tij dhe të stafit akademik, Reis Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetahi i uroi mirëseardhje duke falënderuar gjithashtu për [...]

1302, 2025

Fakulteti i Shkencave Islame mori pjesë në Forumin Nacional “Religjioni dhe sfidat online”

Më 12 shkurt 2025, Fakulteti i Shkencave Islame i Shkupit mori pjesë në Forumin Nacional “Religjioni dhe Sfidat Online”, të organizuar nga Horizon Civitas dhe Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupi Religjioz (KMBFRG). Ky forum shërbeu si një platformë për të diskutuar ndikimet e teknologjisë dhe internetit në fenë dhe praktikat fetare, si dhe sfidat që paraqiten për besimtarët në botën digjitale. Nga Fakulteti i Shkencave Islame, pjesëmarrës [...]

Go to Top