Parlamenti Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup organizon Konferencën e Parë Studentore Shkencore
Sot, më 29.04.2026, u mbajt me sukses Konferenca e Parë Studentore Shkencore, një ngjarje e veçantë akademike e organizuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Konferenca mblodhi studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të shumtë, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për prezantimin e punimeve kërkimore, shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e mendimit kritik. Studentët dëshmuan përkushtim dhe nivel të lartë akademik përmes prezantimeve të tyre, duke treguar rolin e [...]
Profesori Ismail Bardhi nderon me praninë e tij Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Më 27 prill 2026, Fakulteti i Shkencave Islame përjetoi një moment të veçantë dhe të paharrueshëm, duke mirëpritur profesorin e mirënjohur Ismail Bardhi në një vizitë zyrtare që u karakterizua nga respekt i thellë institucional dhe frymë e lartë akademike. Profesori Bardhi u prit nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me stafin akademik, në një atmosferë solemne dhe njëkohësisht miqësore, e cila pasqyroi vlerësimin e lartë [...]
Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame në vizitë zyrtare në Edirne, Turqi
Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Islame realizoi një vizitë zyrtare dyditore në qytetin e Edirnes, Republika e Turqisë, me ftesë të Drejtorit të Vakëfit “Mimar Sinan”, Hasan ef. Gümüş. Kjo vizitë u karakterizua nga një agjendë e pasur akademike dhe institucionale, me theks të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërinstitucional. Delegacioni, i udhëhequr nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe i përbërë nga Prodekani Prof. [...]
Vizitë studimore e studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Foundation
Sot, më 23.04.2026, studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, të udhëhequr nga Prof. Dr. Muhsmed Mustafi, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Foundation dhe studentët e Fakultetit të Bogosllovisë, realizuan një vizitë të përbashkët studimore në xhaminë “Sultan Murat” dhe në katedralen “Rodenstvo na Presveta Bogorodica”. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të temës “Roli i teologjisë në shekullin XXI”, ku ligjëratat u mbajtën nga profesorë të të dy fakulteteve. [...]
Drejtoria e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame mban mbledhjen e radhës
Drejtoria e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e institucionit. Me seancën udhëhoqi dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave akademike dhe administrative, me qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe avancimin e proceseve [...]
Fakulteti i Shkencave Islame mirëpret delegacionin nga Fakulteti i Studimeve Islame të Novi Pazarit
Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti një delegacion akademik nga Fakulteti i Studimeve Islame të Novi Pazarit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit akademik ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë islam. Delegacioni u prit nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në fushën e studimeve islame, kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik [...]





