Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
1404, 2025

Vizitë urimi nga Prorektori i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar

Me rastin e zgjedhjes në detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti në një vizitë urimi Prof. Dr. Mensur Nuredinin, Prorektor i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar. Prof. Dr. Nuredini e uroi Dekanin për detyrën e re, duke shprehur urimet për sukses dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërinstitucional. Dekani falënderoi për vizitën dhe vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushën akademike.

1004, 2025

Vizitë urimi nga Muftiu i Tetovës në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Më 10 prill 2025 (e enjte), Fakulteti Shkencave Islame – Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij Muftiun e Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili realizoi një vizitë zyrtare urimi me rastin e zgjedhjes së Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi në detyrën e Dekanit të këtij institucioni. Gjatë takimit, Muftiu Xhemaili shprehu urimet e tij të sinqerta për angazhimin dhe përgjegjësinë e re të marrë nga Dekani, [...]

304, 2025

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 64-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor

Më 03 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup u mbajt mbledhja e 64-të e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor, e kryesuar nga dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Reisul-ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetai. Mbledhja u hap me leximin e një pjese nga Kurani Famëlartë nga studenti Ismail Ismaili. Kryesuesi i mbledhjes, Prof. Dr. Abdulxhemil [...]

2903, 2025

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame uron besimtaret mysliman festen e Fiter Bajramit

Të nderuar kolegë, studentë dhe besimtarë, Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, festës që shpërblen agjërimin dhe përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju uroj një festë të begatë plot paqe dhe harmoni. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo besimtar, një mundësi për t’u falënderuar dhe për të rritur shpirtin e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet nesh. Fitër Bajrami është një simbol i festës [...]

1503, 2025

Vazhdojnë punimet në Fakultetin e shkencave islame – Shkup

Në Fakultetin e Shkencave Islame vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim përmbushjen e nevojave të procesit edukativ. Dekani i këtij fakulteti është i angazhuar në modernizimin e infrastrukturës, për të realizuar objektivat e tij strategjikë, duke përmirësuar ambientin akademik dhe duke ofruar mundësi më të avancuara për studentët dhe stafin akademik. Kjo nismë ka si qëllim modernizimin e objektit dhe krijimin e kushteve optimale që do të mbështesin [...]

1103, 2025

Iftari i përbashkët i Kuvendit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Prishtinë

Më 11 mars 2025, Kuvendi Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame organizoi iftar të përbashkët me Kuvendin Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, duke ofruar një mundësi për reflektim dhe bashkëndarje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky aktivitet theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe forcimit të lidhjeve mes studentëve. Iftari shërbeu si një mundësi për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese. Kuvendi Studentor i Fakultetit [...]

Go to Top