News2020-09-12T18:27:39+00:00
1910, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të sinqertë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesorit Nashit Mustafi. Ndarja nga jeta e një kolegu dhe profesori është një humbje e ndjeshme për familjen, kolegët, studentët dhe mbarë komunitetin akademik. Kontributi i profesorit në fushën e arsimit dhe në jetën akademike të Fakultetit mbetet pjesë e kujtesës dhe respektit tonë institucional. Në [...]

710, 2026

Delegacioni i BFI-së zhvilloi vizitë uruese te Myftiu i Bullgarisë

Një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Reis-ul-Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, zhvilloi një vizitë uruese dhe vëllazërore te Myftiu i Bullgarisë, Ahmed ef. Hasanov. Gjatë takimit, delegacioni i BFI-së përcolli urimet më të përzemërta, duke shprehur njëherësh konsideratën e lartë për Myftiun e Bullgarisë dhe për marrëdhëniet e mira e vëllazërore që ekzistojnë ndërmjet institucioneve islame të dy vendeve. Në [...]

610, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon të nxjerrë gjenerata të reja të të diplomuarve

Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon me përkushtim misionin e tij në edukimin, formimin akademik dhe përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja të të diplomuarve. Në kuadër të përmbylljes së studimeve, studentët kanë mbrojtur me sukses temat e tyre të diplomës, duke trajtuar çështje të rëndësishme nga fusha e studimeve islame, shëndetit, historisë, të drejtës islame dhe shkencave të hadithit. Temat e mbrojtura dhe mentorët e tyre janë: Azra Ramani – [...]

110, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup hap solemnisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027

Në një atmosferë solemne dhe akademike, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup shënoi hapjen e Vitit të Ri Akademik 2026/2027, duke shënuar fillimin e një cikli të ri të dijes, formimit akademik dhe përgatitjes profesionale të studentëve. Në ceremoninë solemne morën pjesë Reis-ul-Ulema, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, përfaqësues të Myftinive, profesorë dhe bashkëpunëtorë të Fakultetit, si dhe studentë të rinj dhe të rregullt. Në fjalën e tij, Dekani i [...]

3009, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 76-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 76-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor, të udhëhequr nga Dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. hfz. Shaqir ef. Fetai, prania e të cilit i dha një dimension të veçantë institucional dhe akademik fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027. Në fjalën e tij, Dekani shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin [...]

2309, 2026

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup zhvillon provimin pranues për ciklin e dytë të studimeve

Në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup u zhvillua provimi pranues për kandidatët që synojnë të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë – Master, për vitin akademik 2026/2027. Procesi u zhvillua në një atmosferë akademike dhe institucionale, me pjesëmarrjen e kandidatëve dhe Komisionit për Pranimin e Studentëve në Ciklin e Dytë. Gjatë provimit u vlerësuan përgatitja akademike, njohuritë paraprake, motivimi dhe gatishmëria e kandidatëve për të vijuar studimet e avancuara [...]

Go to Top