Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame u uron të gjithë besimtarëve myslimanë festen e Kurban Bajramit!
Festa e Kurban Bajramit na rikujton vlerat e thella të sakrificës, përkushtimit dhe mëshirës.
Në këto ditë të bekuara, le të forcojmë besimin, solidaritetin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Te përforcojmë lidhjet familjare dhe të qëndrojmë të bashkuar në vlera të larta fetare dhe njerëzore.
Allahu ua pranoftë kurbanët, lutjet dhe veprat e mira të gjithë besimtarëve myslimanë.
Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi çdo familje dhe mbi mbarë shoqërinë tonë.
Me respekt dhe urime të përzemërta,
Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup