Es-Selam alejkum
“…(Allahu) i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri…”. (Muxhadel, 11)
“Kushdo që ndjek një rrugë duke kërkuar dituri, Zoti do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet”(Hadith)
Të dashur studentë të vitit të parë, ju uroj mirëseardhje në këtë tempull të diturisë islame, të mësimeve kuranore.
Të nderuar studentë, duke hyrë në këtë tempull të dijes, ju keni mundësinë të shfrytëzoni potencialin intelektual të mësimdhënësve, të përvetësoni aftësi të reja dhe të nisni rrugimin e nxënijes së dijes e më konkretisht të shkencave islame, në valët e të cilit do të valorizoni (vlerësoni) përpjekjen dhe punën dhe të bëheni promovues të një cilësie më të lartë të idesë dhe mendimit islam si dhe sjelles e moralit të lartë fetarë.
Le të jetë mësimi juaj i parë në këtë tempull të dijes një ide udhërrëfyese për rrugëtimin tuaj të ardhshëm. Zgjedhja juaj për të studiuar në FSHI-Shkup përfaqëson një moment të rëndësishëm në jetën tuaj. Mësimet që i merrni nga kjo qendër e studimit, si dhe kultivimin e shpirit human, empatinë ndaj njerëzve, janë sakrifica që besoj se do të bëhen pjesë e pandashme e jetës suaj. Mbani kokën lart, ngase ju keni hyrë për të “notuar” e eksploruar në rrjedhat e shkencës dhe kërkimit të dijes, e në veçanti asaj islame, këto janë hapat tuaj të parë të mëdhenj drejt karrierës suaj të ardhshme dhe aspiratave profesionale. Tani që keni nisur rrugëtimin tuaj akademik, nga ju kërkohet forcë dhe përkushtim i madh, që kështu të mësuarit bëhet motoja juaj e jetës. Të mësuarit në moshë të re është e barabartë me gdhendjen e artistit në gur, që rezultatet të cilat nuk kanë të ndalur, t’ju motivojnë të këmbëngulni në të vazhduarit e rrugtimit tuaj. Ta dini se Ju po hyni në botën e shkencës dhe edukimit islam, prandaj dhe Jini të vetëdijshëm se që tani më keni filluar përballjen me injorancën e shekullit 21.
Me përpjekje të mëdha, njohuri dhe sakrifica të stafit akademik ju do të përgatiteni për ta kapërcyer çdo sfidë të këtij shekulli, dhe jovetëm që në fund të dalin ngadhënjimtarë.
Thuhet se rrinia nuk ka moshë, prandaj të mbartur nga rinia dhe të shtyrë nga dëshira, Jini këmbëngulës në përvetësimin e shkencës dhe njohurive islame si dhe dijeve dhe njohurive të tjera. Fillimish Jini njerëz të mirë, e më pas shkencëtarë, dijetarë, mësues, hulumtues e hoxhallarë.
Mos u dekurajoni nga dështimet, mos u mashtroni nga sukseset dhe njohjet personale, “notoni” me besim në detin e shkencës, zbuloni dhe eksploroni, e ardhmja varet nga ju. Ju duhet ta shtyni “shkëmbin” tuaj lart kodrës së jetës.
Të gjith e dimë që para mëse 26 viteve FSHI-Shkup është nisur si një ëndërr, por jo si të gjitha ëndrrat. Të gjithë shtresat, pa përjashtim, ëndërruan shumë shkurt dhe shumë pak – për t’ia lënë kështu vendin punës. Punës së pandërprerë për ngritjen e këti tempulli të dijes që të realizoj projekte, të cilat që në fillim ishte e ditur se do të jenë të shumta, por të rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë. Kishte një synim të qartë – që nga dita e parë: Kontribut për Islamin dhe dijen islame!
Edhe këtë vit akademik vazhdojmë duke qenë të përqendruar në krijimin e FSHI-Shkup qendër akademike më të mira e moderne. Që të jemi të tillë FSHI-Shkup e nisi me të mbarë këtë vit. Fillojmë me ndërkombëtarizimin e tij. Në FSHI-Shkup do të vijnë profesorë e ekspertë me eksperienca ndërkombëtare që do të realizohet me anë të programeve Erasmus+. Kështu, do të kemi mobilizim të stafit akademik dhe administrativ por edhe të studnetëve që do të marrim përvoja dhe ekperienca personale që do ti bartin pastaj në FSHI. Me anë të këtyre programeve pretendojmë të punojmë të jemi institucioni më i mirë, duke përfituar eksperiencë nga qendrat e studimit, nga më të mirët nga fusha e studimeve islame !
Pra, fusha ku FSHI-Shkup do të vazhdojë pa ndërprerë për të vepruar do të jetë ndërkombëtarizimi i saj. FSHI-Shkup jo vetëm të sjellim profesorë, programe akademike, e diploma ndërkombëtare, por me anë të programit Erasmus+, nga i cili më kemi fituar grande, theksoj se jemi të vetmit të këti lloji në rajonin e europës juglindore nga fusha e studimeve islame. Më vetëmse bëhemi pjesmarrës në mesin e qindra institucioneve ndërkombëtare të familjes së madhe akademike ku në Bruksel emri FSHI-Shkup do të jetë më vetëmse i njohur si një institucion shum kredibil dhe konkurues. Me këtë veprim FSHI hapi dyert edhe aty ku asjë politikë nuk mundi ta bëjë këtë rrugëtim të bekuar, duke e bërë pjesë të mekanizmave ndërkombëtarë në fushën e edukimit, shkencës dhe mendimit progresiv. Do të jemi përfaqësuese e denjë e dijes dhe mendimit islam për tërë myslimanët e këtij nënqielli.
Më pak se nj dekadë, patëm filluar punën si institucion i akredituar i arsimit të lartë islam me qëllim të zhvillimit të kompetencës profesionale dhe akademike, konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me të vetmin qëllim të ngritjes së aftësisë konkurruese.
FSHI-Shkup është në shërbim të atyre që duan që përmes studimeve, hulumtimeve, trajnimeve dhe konsultimeve të përfitojnë dhe të rrisin prestigjin e tyre në botën e mendimit islam në shoqëri tonë e më pas edhe më gjërë.
Detyra kryesore e jona është që të luftojmë për të ofruar të gjitha mundësitë dhe të krijojmë kushte për studentët, stafin akademik dhe atë adminsitrativ të FSHI-Shkup që të jemi pishtarë të dijes dhe ofrimit të vlerave morale dhe pinjoll të islamit të vërtetë.
Mos ta vejmë në harrese FSHI-Shkup së është themeluar me qëllim që të jetë një institucion lider dhe promotorë i asaj që thashë si në vend dhe më gjërë, që besoj se sot mund të themi se ky synim gati se është filluar të realizohet.
Partneriteti me universitete dhe institucione akademike, ndërlidhja e fortë në shkëmbimin e përvojave akdademike, institutet shkencore dhe hulumtuese, suksesi i arritur i studentëve tanë në punësim, në përfaqësimin e FSHI-Shkup në gara të Kuranit, në konkurrim me përkatitje dhe idetë e tyre në qendra e institucione të ndryshme shkencore në botë, pjesëmarrja aktive në forume dhe konferenca, janë shembujt dhe dëshmitë më të mira për këtë që po them.
FSHI-Shkup, po rritheksoj edhenjëherë, sot duke përfaqësuar myslimanët dhe mendimin islam të këti, është:
- Fituese e Projekteve Evropiane si ai Erasmus+;
– Është institucioni i parë dhe i vetmi i arsimit të lartë islam deri tash që është i akredituar;
– Ka përfaqësuar myslimanët dhe ka zënë vende të larta në garat e e dryshme të organizuara të Kuranit;
– Organizon vazhdimisht dhe bashkëorganizan konferenca të nivelit shkencor dhe ndërkombëtar, forume të ndryshme dhe takime me karakter të ndryshëm;
– Ka marrëveshje bashkëpunimi me mbi 25 institucione në botë dhe një lidhje direkte me disa nga to;
– Organizon vizita studimore për studentë dhe profesorë; etj.
Kriza ndryhsme që i kaluam efektuan me goditje të rënda, jo vetëm për Neve por për të gjith globinmbarë, e që për hir të së vërtetës akoma po i ndjejmë në të gjitha aspektet. U krijua një situata e zymtë dhe në pamje të parë jo shumë premtuese, por entuziazmi vullneti dhe vetëdija e lartë e të gjith aktorëve në FSHI-Shkup ja arrtëm mbanë dhe ia dolëm dhe, nuk dyshoj fare, se të gjitha krizat dhe sfidat e ardhshme së bashku i tejklalojmë. Kështu, si rrallë ndonjë tjetër, më e fortë se zhgënjimi, dhimbje e pikëllimi, ishte dhe do të ngelet shpresa. Të gjith të punësuarit në FSHI-Shkup besonin në të ardhmen e tyre dhe e dinin se ajo mund të tejkalohet suksesshëm vetëm përmes një rruge: Bindje të thellë e të paluhatur në Zotin e Gjithësisë që detyrën e shenjtë të përcaktuar duhet përmbushur e që konsiston në edukimin e arsimimin e gjeneratave me edukimi cilësor e të mirëfilltë islam.
Po shoh tek të gjith studentët tanë në FSHI-Shkup, duke mos përjashtuar as ata të vitit të parë, një vullnet të hekurt për t’u avancuar e për të ecur përpara krah për krah me moshatarët e tyre nga qendrat e ndryshme universitare, për të qenë të barabartë e sfidues ndaj tyre.
Një popull me një vullnet të lartë e të paluhatshëm, me të gjitha sfidat dhe peripecitë që i shkakton jeta, është padyshim dëshmia më e mirë për secilin që të mbështes arsimin e lartë islam, me ç’ras na ndihmon neve për të krijuar standarde më moderne të punës dhe hapësira më të mira me të gjitha elementet e jetës studentore në FSHI-Shkup.
Studimet në FSHI-Shkup do të kenë vlerë po aq të madhe e shpesh edhe më të madhe se në shumë qendra univesitarë si në vend dhe jasht vendit, me ate që e kemi kuptuar me kohë rolin transformues që luajnë qendrat e studimit në secilin shtet. Ky është edhe motivi Ynë kryesor për ta shndërruar FSHI në një tempull të dijes nga ku do të dalin kuadro të aftë e të gatshme për t’u përballur me sfidat e kohës dhe për t’i ecur proceset e ndryhsme shoqërore.
Duke ecur përpara, ne do të vazhdojmë të fokusohemi vetëm në anën pozitive. Së bashku me të gjith të punësuarit, e rreth 250 studentë, gjithmonë diskutojmë, bashkëbisedojmë e shkëmbejmë mendime për të ardhmen më të mirë të FSHI-Shkup.
Synimi Ynë padyshim është që të vazhdojmë të krijojmë një infrastrukturë moderne në FSHI-Shkup, me fokusim të plotë në arritjen e objektivave tona të reja për ta bërë FSHI-Shkup institucionin më respektabil dhe më të çmuar të kërkimit të dijes fetare për të qetë me ndikimin më të madh në vendi tonë, pse jo edhe në rajon.
Angazhimi i FSHI-Shkup për krijimin e një shoqëri të dijes përmes kërkimit dhe zhvillimit është i pandalshëm dhe motivi kryesor i punës së çmuar të të gjith neve brenda FSHI-Shkup i cili punon çdo ditë me përkushtim për arritje të reja në arsim, shkencë e edukim.
Nëse dija është fuqi dhe injoranca është nëna e të gjitha veseve të këqija, ju e dini se çfarë të bëni. Dhe për këtë arsye ecni me guxim përpara. Mësimdhënsit dhe të tjerët aktorë në FSHI-Shkup janë aty për t’ju ndihmuar të përshtateni dhe të mësoni.
Nga sot, të nderuar student të viti të parë, jemi pjesëtarë të një familje të studentëve të FSHI-Shkup. Ju uroj ditë të bukura të jetës studentore, shumë shoqëri, respekt, mirëkuptim dhe lumturi personale.
Përpara jush janë momente që do të mbahen mend dhe nuk do të kthehen më. Pra, përdorni ato në mënyrën e duhur…
Gëzuar fillimin e jetës studentore…