Maturantet e SHMI “Medreseja Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, më 23 maj 2023, vizituan FSHI-në. Kjo vizitë u shërbeu atyre për t’u njohur për së afërmi me programet studimore që ofron fakulteti ynë, si dhe të shohin për së afërmi auditoret ku zhvillohen mësimet, bibliotekën, laboratorët, si dhe ambientin brenda ndërtesesë së fakultetit.
Prodekani i FSHI-së, Doc. Dr. Muaz Agushi pasi falënderoi maturantet për vizitën që i kanë bërë FSHI-së në pika të shkurtëra prezantoi rrugëtimin e fakultetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit e deri në ditët e sotme. Gjithashtu i informoi mbi zhvillimin e procesit dhe programet mësimore të akredituara.
Për maturantet u ndanë broshura me informata të detajuara për programet studimore të Fakultetit tonë.