Sot, më datë 28.05.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u mbajt mbledhja e 65-të e rregullt e Këshillit të Mësimdhënësve të Shkencave Islame (KMSH), me qëllim diskutimin dhe miratimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe organizimin e brendshëm të fakultetit.
Mbledhja u hap nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili falënderoi përfaqësuesin e Reis ul-Ulemas, z. Fatih Azizi, si dhe stafin akademik për angazhimin e vazhdueshëm. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional në prag të përfundimit të vitit akademik.
Në rendin e ditës u trajtuan këto pika kryesore:
-
Shpallja e konkursit për dy mësimdhënës në lemin Akaid dhe Historia Islame dhe Artet, në përputhje me nevojat akademike dhe planifikimin strategjik të fakultetit;
-
Shpallja e konkursit për zgjedhjen e Sekretarit, i cili do të ketë një rol kyç në mbështetjen e proceseve administrative dhe organizative;
- Formimi i komisioneve për pranimin e studentëve të rinj në Ciklin e I-rë dhe të II-të, të cilat do të mbikëqyrin dhe udhëheqin procesin e përzgjedhjes dhe regjistrimit për vitin akademik 2025/2026;
-
Emërimi i komisioneve të përhershme, të cilat do të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në funksionet akademike dhe administrative të fakultetit.
Të pranishmit kontribuuan me diskutime të frytshme dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e punës akademike dhe administrative. Mbledhja u mbyll me miratimin e një plani veprimi për zbatimin e vendimeve të marra.
Në përmbyllje, u lexua një pjesë nga Kurani Famëlartë (ashere), nga Prof. Zyber Lata.