Sot më 22 maj 2025,  Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, priti sot në një vizitë zyrtare Myftiun e Shtipit, z. Nasir Rexhepi, si dhe një delegacion nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit Dyzxhe në Turqi.

Delegacioni nga Turqia përbëhej nga Prof. Dr. Ömer Menekşe, dekan i Fakultetit të Ilahijatit, i shoqëruar nga Doç. Dr. Faruk Görgülü, profesor i tefsirit në të njëjtin fakultet, dhe Doç. Dr. Mumin Aliu, profesor në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe akademike, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e arsimit islam.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+, përfshirë këmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe akademike.

Dekani Nesimi theksoi rëndësinë e këtyre partneriteteve për avancimin e arsimit islam në Maqedoninë e Veriut dhe për përgatitjen e kuadrove të reja me njohuri të thelluara në shkencat islame. Ndërkohë, Myftiu Rexhepi shprehu mbështetjen e tij për iniciativat e Fakultetit dhe vlerësoi përpjekjet për ngritjen e cilësisë së arsimit fetar në vend.

Përfaqësuesit e Fakultetit të Teologjisë të Universitetit Dumlupınar shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe për të kontribuar në zhvillimin e programeve akademike të përbashkëta.

Në përfundim, kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe akademike në rajon, duke kontribuar në promovimin e dijes dhe vlerave islame në një kontekst ndërkombëtar