Studentja e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Fatime Zejnuli, i ka dhuruar Fakultetit një krijim artistik të realizuar me përkushtim, si shenjë mirënjohjeje për vitet e studimit, dijen e fituar dhe përvojën e çmuar gjatë qëndrimit në këtë vatër të dijes.
Kjo vepër, përtej vlerës së saj artistike, mbart një mesazh të veçantë falënderimi dhe respekti për institucionin ku ajo përfundoi me sukses studimet dhe mbrojtjen e temës së diplomës.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë gjest të veçantë, si dhe për përkushtimin e saj gjatë viteve të studimit, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i ndau studentes mirënjohje.
FSHI-Shkupi e vlerëson këtë gjest të bukur, i cili dëshmon lidhjen dhe mirënjohjen e studentëve ndaj institucionit që i ka shoqëruar në rrugëtimin e tyre akademik dhe njerëzor.
Dija mbetet kujtim, ndërsa mirënjohja mbetet gjurmë.

