Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup ka kënaqësinë të njoftojë se z. Ismet ef. Ademi, Drejtor për Lidhje me Tokat Arabe pranë Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka realizuar një donacion me tre smart-tabela (tabela interaktive) në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës teknologjike dhe përmirësimit të procesit mësimor në këtë institucion.

Ky donacion synon të kontribuojë në:

  • Modernizimin e sallave të ligjëratave,

  • Rritjen e cilësisë së mësimdhënies,

  • Lehtësimin e përdorimit të burimeve digjitale në procesin akademik, në veçanti në mësimdhënien e gjuhës arabe dhe të shkencave islame.

Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, shpreh mirënjohjen e thellë për këtë kontribut të çmuar dhe vlerëson lart përkushtimin e treguar për avancimin e arsimit fetar në vend.