Dekani i FShI – Shkup priti Dr. Naser Mohamed Arifin, Këshilltar i Kryetarit të Këshillit Botërorë të Bashkësive Islame me seli në Ebu Dabi – Emiratet e Bashkuara Arabe Dr. Ali Rashid Al Nuaimi. Takimi kaloi në një ambient shum vëllazërore. Dekani fillimisht e informoi musafirin e nderuar mbi rrejdhat e punës se Fakultetit, realizimin e planeve studimore, përpjekjet që bën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet në rrugëtimin shkencorë- akademik. U diskutuan tematika shum të rëndësishme për zhvillilin e arsimit të lartë islam, për mundësitë dhe pritshmëritë. U zhvilluan biseda edhe me stafin akademik, para te cilëve dr. Arifi mbajti një fjalim të shkurtër. Poashtu, ai iu drejtuar edhe studentëve të FSHI-Shkup. Ky ishte një takim shum i frytshëm, duke ngel me shpresë që efektet të jenë pozitive në të mirë të të gjithëve.