Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani vizitoi Universitetin Amerikan në Evropë – FON

Me datë 09.12.2021 (e enjte) Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Shaban Sulejmani, i shoqëruar nga prodekani Doc. Dr. Muaz Agushi, vizituan Universitetin Amerikan në Evropë – FON, ku u pritën nga rektori Prof. Dr. Mirko Tripunoski.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes dy institucioneve të larta arsimore. Gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta e që do të jenë në interes të dyja institucioneve.