Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u zhvillua një takim ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Kryetarit të Qendrës Islame të Samsun-it në Zvicër, z. Nehat Beqiri.
Ky takim u realizua në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame në diasporë dhe atyre në vendlindje.
Gjatë bisedës, u trajtuan disa çështje me rëndësi, si:
-
Roli i Qendrës Islame në ruajtjen e identitetit kulturor dhe fetar të shqiptarëve në Zvicër;
-
Mundësitë për organizimin e ligjëratave, tribunave dhe aktiviteteve edukative në diasporë, me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit.
Dekani Prof. Dr. Nesimi shprehu mirënjohje të thellë për mikpritjen që Qendra Islame e Samsun-it i ka ofruar delegacionit të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë muajit të Ramazanit, si dhe për kontributet e tyre të çmuara në mbështetjen e institucioneve fetare në vend.
Në takim, Dekanin e shoqëruan Sekretari i Fakultetit, z. Neim Misimi, dhe z. Sulejman Idrizi.
Fakulteti i Shkencave Islame vijon të jetë mikpritës i vizitave zyrtare dhe bashkëpunimeve me përfaqësues të institucioneve fetare e akademike nga rajoni dhe diaspora.