Kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot, më 26.05.2025, në Fakultetin e Shkencave Islame, studentja Blerta Bajrami mbrojti me sukses temën e saj të diplomës me titull:

“Metoda e shiitëve në interpretimin e Kuranit fisnik”, duke dëshmuar përkushtim, seriozitet dhe përgatitje të lartë shkencore.

Komisioni i mbrojtjes ishte në këtë përbërje:

  • Prof. dr Jusuf Mustafai, kryetar,

  • Prof. dr Hasan Xhilo, anëtar,

  • Prof. dr Abdulxhemil Nesimi mentor.

Me përkushtim akademik dhe hulumtim të thelluar, ajo paraqiti një punim cilësor para komisionit, duke dëshmuar njohuri të thella dhe aftësi të larta analitike në fushën e studimeve kuranore.

E urojmë sinqerisht për këtë arritje të merituar dhe i dëshirojmë suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e saj profesional dhe akademik!