URIME MEVLUDI – DITËLINDJA E PEJGAMBERIT MUHAMED (A.S)
Në këtë ditë të bekuar, kur kujtojmë lindjen e më të dashurit të Allahut, Pejgamberit Muhamed (a.s) , le të rikujtojmë mesazhin e tij të përjetshëm: besimin, mëshirën, drejtësinë, paqen dhe dashurinë për njerëzit. Jeta dhe vepra e tij mbeten dritë dhe udhërrëfim për zemrat tona, duke na mësuar të falim, të ndihmojmë, të respektojmë dhe të bëjmë mirë. Allahu na forcoftë besimin, na mbushtë zemrat me mirësi e mëshirë [...]
Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregullt
Sot, më 24.07.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e tij të 74-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Mbledhjen e nderoi me praninë e tij Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal ef. Jakupi. Me këtë rast, Reis-ul-Ulema përshëndeti anëtarët e Këshillit, duke vlerësuar angazhimin e Fakultetit [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani
Sot, me 20.07.2026 Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij profesorin e pensionuar Prof. Shafi Osmani, një personalitet i respektuar i arsimit dhe edukimit, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në formimin e shumë brezave. Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, e priti profesorin e tij me respekt dhe mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar si një edukator të përkushtuar, [...]
Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa
Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame. Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, [...]
Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre. Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë. [...]
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me sukses
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u Përmbyll me Sukses Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf”, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, u përmbyll me sukses gjatë periudhës 21–27 qershor. Në këtë program morën pjesë gjithsej 16 studentë, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Islame u përfshinë 7 studentë së bashku me dy pedagogët tanë, [...]





