Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi priti në takim protokollar përfaqësuesin e Ambasadës së Hungarisë në Shkup, Prof. Dr. Balazs Deri, i cili njëherit është edhe profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Humane në “Eotvos Lorand University – Budapest”.

Fillimisht palët zhvilluan bisedë njoftuese, më pastaj u njohën me historikun e institucioneve arsimore të cilët i përfaqësojnë. Në fund të takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë, në drejtim të këmbimit të stafit akademik dhe studentëve.

FSHI – Shkup
25.01.2017.