Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon me përkushtim misionin e tij në edukimin, formimin akademik dhe përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja të të diplomuarve.
Në kuadër të përmbylljes së studimeve, studentët kanë mbrojtur me sukses temat e tyre të diplomës, duke trajtuar çështje të rëndësishme nga fusha e studimeve islame, shëndetit, historisë, të drejtës islame dhe shkencave të hadithit.
Temat e mbrojtura dhe mentorët e tyre janë:
Azra Ramani – Ndikimi i praktikave fetare islame në shëndetin fizik të njeriut
Mentor: Prof. Dr. Naser Ramadani
Ezana Osmani – Ndikimi i praktikave fetare islame në shëndetin mendor të njeriut
Mentor: Prof. Dr. Naser Ramadani
Esra Amet – Kontributi i grave në shkencat islame gjatë shekujve IX–XI
Mentor: Prof. Dr. Shinazi Memedi
Ismail Ismaili – Trashëgimia e mashkullit dhe e femrës në Sheriatin Islam dhe në të drejtën e RMV-së
Mentor: Doc. Dr. Taxhudin Bislimi
Ebru Ajdari – Ibni Haxher Askalani dhe vepra e tij “Nuhbetu-l-Fikër”
Mentor: Prof. Dr. Faredin Ebibi
Gëzim Imeri – Studiuesi i Hadithit dhe përballja e tij me sfidat bashkëkohore
Mentor: Prof. Dr. Faredin Ebibi
Mbrojtja e këtyre temave përfaqëson përmbylljen e një etape të rëndësishme të formimit të tyre akademik dhe njëkohësisht dëshmon për angazhimin e Fakultetit në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e shkencave islame.
Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentët për përfundimin me sukses të studimeve dhe për punën e tyre akademike, ndërsa profesorëve mentorë u shpreh mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e tyre në udhëheqjen e studentëve gjatë këtij procesi.
Urime gjeneratës së re të të diplomuarve dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik e profesional









