Një vepër artistike në shenjë mirënjohjeje për FSHI-në
Studentja e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Fatime Zejnuli, i ka dhuruar Fakultetit një krijim artistik të realizuar me përkushtim, si shenjë mirënjohjeje për vitet e studimit, dijen e fituar dhe përvojën e çmuar gjatë qëndrimit në këtë vatër të dijes. Kjo vepër, përtej vlerës së saj artistike, mbart një mesazh të veçantë falënderimi dhe respekti për institucionin ku ajo përfundoi me sukses studimet dhe mbrojtjen e temës së [...]
Mbrohet me sukses tema e diplomës mbi kontributin e grave në periudhën e hershme të Islamit
Më 15 shtator 2026, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, u zhvillua me sukses mbrojtja publike e temës së diplomës me titull “Kontributi i grave në periudhën e hershme të Islamit”, të përgatitur dhe mbrojtur nga kandidatja Fatime Zeynuli. Punimi trajton një temë me rëndësi të veçantë në kuadër të studimeve islame dhe historisë së qytetërimit islam, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e grave në periudhën e [...]
Fakulteti i Shkencave Islame zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt
Sot, më 07.09.2026, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup zhvilloi mbledhjen e 75-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Për shkak të agjendës së ngjeshur, në mbledhje nuk pati mundësi të marrë pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, ndërsa në emër të tij mori pjesë Shefi i Kabinetit, Doc. Dr. Abdulkerim Iseni. Mbledhja u përqendrua në çështje me rëndësi për [...]
URIME MEVLUDI – DITËLINDJA E PEJGAMBERIT MUHAMED (A.S)
Në këtë ditë të bekuar, kur kujtojmë lindjen e më të dashurit të Allahut, Pejgamberit Muhamed (a.s) , le të rikujtojmë mesazhin e tij të përjetshëm: besimin, mëshirën, drejtësinë, paqen dhe dashurinë për njerëzit. Jeta dhe vepra e tij mbeten dritë dhe udhërrëfim për zemrat tona, duke na mësuar të falim, të ndihmojmë, të respektojmë dhe të bëjmë mirë. Allahu na forcoftë besimin, na mbushtë zemrat me mirësi e mëshirë [...]
Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 74-të të rregullt
Sot, më 24.07.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e tij të 74-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Mbledhjen e nderoi me praninë e tij Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal ef. Jakupi. Me këtë rast, Reis-ul-Ulema përshëndeti anëtarët e Këshillit, duke vlerësuar angazhimin e Fakultetit [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame pret profesorin e tij të nderuar, Prof. Shafi Osmani
Sot, me 20.07.2026 Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij profesorin e pensionuar Prof. Shafi Osmani, një personalitet i respektuar i arsimit dhe edukimit, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në formimin e shumë brezave. Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, e priti profesorin e tij me respekt dhe mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar si një edukator të përkushtuar, [...]





