Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Reis-ul-Uleman me rastin e urimit për titullin akademik Doctor Honoris Causa
Një delegacion i Fakultetit të Shkencave Islame, i udhëhequr nga Dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, zhvilloi një vizitë zyrtare te Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, me rastin e urimit për marrjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa, akorduar nga Fakulteti i Shkencave Islame. Me këtë rast, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi përcolli urimet më të përzemërta në emër të Fakultetit, [...]
Fakulteti i Shkencave Islame mirëpriti nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre. Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë. [...]
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u përmbyll me sukses
Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf” u Përmbyll me Sukses Projekti “Ëndërro, Zbulo dhe Dhuro Vakëf”, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, u përmbyll me sukses gjatë periudhës 21–27 qershor. Në këtë program morën pjesë gjithsej 16 studentë, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Islame u përfshinë 7 studentë së bashku me dy pedagogët tanë, [...]
U mbajt manifestimi solemn për ndarjen e titullit „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë H. Hafiz Shaqir ef. Fetai
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, më 26 qershor 2026, organizoi manifestimin solemn për ndarjen e titullit më të lartë akademik „Doctor Honoris Causa“ për Reisul Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hafiz Shaqir ef. Fetai. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, akademike dhe fetare, drejtuesve të institucioneve arsimore, profesorëve universitarë, imamëve, studentëve [...]
Dekani i Fakultetit te Shkencave Islame mori pjesë në solemnitetin kushtuar 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame” në Prishtinë
Dekani i Fakultetit, Prof dr Abdulxhemil Nesimi i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, mori pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e 40-vjetorit të revistës “Dituria Islame”, që u mbajt në Prishtinë. Delegacioni u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z Naim Ternava së bashku me stafin e tij, si dhe nga Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame. Në këtë ngjarje solemne, fjalë përshëndetëse mbajti H. Hfz. [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për maturantët e Medresesë
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me profesorët e Fakultetit, mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave për gjeneratën e re të maturantëve të Medresesë. Fjalën e rastit e mbajti Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, i cili i përgëzoi maturantët për përfundimin me sukses të shkollimit të tyre në Medrese dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë rrugën e dijes, përkushtimit [...]





