Fakulteti i Shkencave Islame dhe Fakulteti i Sheriatit i Universitetit të Jordanisë nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit Akademik
Sot, më 09.06.2026, u zhvillua një takim online ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Dekanit të Fakultetit të Sheriatit të Universitetit të Jordanisë, Prof. Dr. AbdulHamid Al-Kilani. Takimi u realizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy fakulteteve dhe u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Akademik. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, [...]
Fakulteti i Shkencave Islame priti delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Sot, më 04.06.2026, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, Dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, sekretari Neim Misimi dhe stafi administrativ, priti një mysafir të veçantë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Shejh Salim Ahmed Muhamed Al Kasimi, së bashku me delegacionin e tij. Gjatë takimit u zhvillua një bisedë miqësore dhe konstruktive, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të përvojave dhe [...]
Reis-ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu u nderua me dekoratë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore
Në kuadër të ceremonisë solemne të organizuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të OEMVP - Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, u nderua me dekoratë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në promovimin e vlerave të dialogut, harmonisë shoqërore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Ky vlerësim përbën një dëshmi të respektit institucional ndaj rolit dhe [...]
Vizitë akademike në Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+
Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Dr. Hasan Çoşkun, nga Universiteti Gaziosmanpaşa i Tokatit në një vizitë akademike dhe miqësore, e realizuar në kuadër të programit Erasmus+. Profesori u prit nga prodekani Prof. Dr. Ziber Lata, Dr. Furkan Shabani dhe Mr. Vildan Kaloshi, të cilët i uruan mirëseardhje dhe zhvilluan një takim të frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet institucioneve. Gjatë takimit u [...]
Urime festa e Kurban Bajramit
Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, në emër të Dekanit Prof.dr. Abdulxhemil Nesimi, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, mirësi, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Kjo festë e bekuar le të na afrojë më shumë me vlerat e sakrificës, solidaritetit, dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit. Qoftë Kurban Bajrami burim i lumturisë, harmonisë dhe mëshirës për të gjithë besimtarët. [...]
SHËNOHET DITA BOTËRORE E DIVERSITETIT KULTUROR PËR DIALOG DHE ZHVILLIM
Me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, më 20 maj 2026, në ambientet e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare (KOVZRG), u organizua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare, grupeve fetare dhe të rinjve nga institucione të ndryshme. Në këtë aktivitet, Fakulteti i Shkencave Islame u përfaqësua nga kryetari i Parlamentit Studentor, Ismail Ismaili, i shoqëruar nga [...]





