Вести2020-09-12T18:27:39+00:00
605, 2026

Kryesia e Parlamentit Studentor vizitoi dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame

Në një atmosferë të ngrohtë respekti, vlerësimi dhe mirënjohjeje, Kryesia e Parlamentit Studentor, e udhëhequr nga kryetari Ismail Ismaili, së bashku me anëtarët e saj, realizoi një vizitë zyrtare te dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Kjo vizitë u zhvillua si shprehje e falënderimit të sinqertë dhe vlerësimit të thellë për kontributin e çmuar, mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e palodhshëm të Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit [...]

2904, 2026

Parlamenti Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup organizon Konferencën e Parë Studentore Shkencore

Sot, më 29.04.2026, u mbajt me sukses Konferenca e Parë Studentore Shkencore, një ngjarje e veçantë akademike e organizuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Konferenca mblodhi studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të shumtë, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për prezantimin e punimeve kërkimore, shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e mendimit kritik. Studentët dëshmuan përkushtim dhe nivel të lartë akademik përmes prezantimeve të tyre, duke treguar rolin e [...]

2704, 2026

Profesori Ismail Bardhi nderon me praninë e tij Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Më 27 prill 2026, Fakulteti i Shkencave Islame përjetoi një moment të veçantë dhe të paharrueshëm, duke mirëpritur profesorin e mirënjohur Ismail Bardhi në një vizitë zyrtare që u karakterizua nga respekt i thellë institucional dhe frymë e lartë akademike. Profesori Bardhi u prit nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me stafin akademik, në një atmosferë solemne dhe njëkohësisht miqësore, e cila pasqyroi vlerësimin e lartë [...]

2504, 2026

Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame në vizitë zyrtare në Edirne, Turqi

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Islame realizoi një vizitë zyrtare dyditore në qytetin e Edirnes, Republika e Turqisë, me ftesë të Drejtorit të Vakëfit “Mimar Sinan”, Hasan ef. Gümüş. Kjo vizitë u karakterizua nga një agjendë e pasur akademike dhe institucionale, me theks të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërinstitucional. Delegacioni, i udhëhequr nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe i përbërë nga Prodekani Prof. [...]

2304, 2026

Vizitë studimore e studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Foundation

Sot, më 23.04.2026, studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, të udhëhequr nga Prof. Dr. Muhsmed Mustafi, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Foundation dhe studentët e Fakultetit të Bogosllovisë, realizuan një vizitë të përbashkët studimore në xhaminë “Sultan Murat” dhe në katedralen “Rodenstvo na Presveta Bogorodica”. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të temës “Roli i teologjisë në shekullin XXI”, ku ligjëratat u mbajtën nga profesorë të të dy fakulteteve. [...]

2004, 2026

Drejtoria e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame mban mbledhjen e radhës

Drejtoria e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e institucionit. Me seancën udhëhoqi dekani, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave akademike dhe administrative, me qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe avancimin e proceseve [...]

Go to Top