Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
1507, 2025

Urimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për miratimin e ligjit të akreditimit të Medresesë “Isa Beu”

Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame, I nderuar Reis ul-Ulema i BFI-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetahi, Të nderuar drejtues të Medresesë “Isa Beu”,Të gjithë të përfshirë në këtë proces të rëndësishëm, Me zemër të hapur dhe me ndjenja të thella mirënjohjeje, më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Islame, t’ju uroj juve dhe mbarë besimtarëve miratimin e ligjit për akreditimin [...]

1507, 2025

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila u mbajt më 11 korrik 2025 në Potoçari, Bosnjë dhe Hercegovinë. Pjesëmarrja e Dekanit në këtë ngjarje përfaqëson një akt solidariteti dhe respekti për viktimat e këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit. Udhëheqësi i delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis ul-Ulema [...]

2806, 2025

Vizitë informuese e maturanteve të Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Në kuadër të aktiviteteve informuese dhe ditëve të hapura të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, u realizua një vizitë nga maturantet e Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen nga afër me sistemin edukativo-arsimor të Fakultetit, ambientet akademike, si dhe mundësitë që ofron institucioni për studime të avancuara në fushën e shkencave islame. Maturantet ishin të shoqëruara nga Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin [...]

2406, 2025

Ceremonia e Absolventiadës – Gjenerata 2021–2025

Më 23 qershor 2025, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup organizoi me solemnitet ceremoninë e Absolventiadës për gjeneratën 2021–2025 në ambientet e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje përmbyllëse shënoi jo vetëm fundin e një etape akademike për studentët, por edhe një moment falënderimi, reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Në cilësinë e nikoqirit të mbrëmjes, Dekani i [...]

2406, 2025

Fjalimi i Dekanit me rastin e Absolventiadës të gjeneratës XXV

“Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët” (Fatir : ajeti 28) Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, që na mundësoi të arrijmë këtë ditë kaq të rëndësishme. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin Muhamed, modelin tonë më të mirë në dije, durim dhe moral. Përcjellim përshëndetje, shokëve të tij, familjen e tij të respektuar dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në [...]

Go to Top