News2020-09-12T18:27:39+00:00
1905, 2026

Profesorë nga Universiteti Kilis 7 Aralık University vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+

Sot, më 19.05.2026, në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion akademik nga Kilis 7 Aralık University, në një vizitë zyrtare me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimin e përvojave akademike e shkencore. Delegacioni përbëhej nga Prof. Dr. Omer Xhide, Doc. Dr. Mehmet Su dhe Dr. Ahmed Kuraj, të cilët u pritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil [...]

1805, 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Medresenë “Isa Beu”

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Medresenë “Isa Beu”, ku u prit nga drejtori i institucionit, Dr. Islam Islami, si dhe nga stafi arsimor dhe nxënësit maturantë të medresesë. Në kuadër të kësaj vizite, dekani zhvilloi një takim me maturantët dhe nxënësit, gjatë të cilit i njoftoi ata me programet studimore, drejtimet akademike dhe kushtet që ofron Fakulteti i [...]

1805, 2026

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”

Sot, më 18.05.2026, Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”, Rufat Sherifi, i shoqëruar nga nënkryetari i fondacionit, mr. Fevzi Musliu. Ata u pritën nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u zhvillua një takim i frytshëm me karakter institucional dhe bashkëpunues. Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione rreth veprimtarisë, misionit dhe aktiviteteve [...]

1405, 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame realizoi vizitë zyrtare në Myftininë dhe Medresenë e Djemve në Shtip

Në kuadër të angazhimeve institucionale për forcimin e bashkëpunimit me institucionet fetare dhe arsimore islame, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Myftininë e Shtipit dhe në Medresenë e Djemve në Shtip. Delegacioni i Fakultetit u prit nga Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir Rexhepi, si dhe nga koordinatori i Medresesë, Prof. Idriz Halitov, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe bashkëpunuese. Dekani [...]

1305, 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi vizitë zyrtare te Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Florim Idrizi

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe akademik, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, ku u prit nga Dekani, Prof. Dr. Florim Idrizi. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, organizimin [...]

605, 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në inaugurimin solemn të Xhamisë Haxhi Mahmud Bej në Manastir

Sot, më 06.05.2026, në një atmosferë solemniteti dhe me pjesëmarrje të gjerë institucionale, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Xhamisë historike Haxhi Mahmud Bej në Manastir, një ngjarje me rëndësi të veçantë për trashëgiminë islame, identitetin kulturor dhe jetën shpirtërore të besimtarëve në vend. Në këtë ngjarje të shënuar mori pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, duke përfaqësuar institucionin akademik dhe misionin e tij [...]

Go to Top