Vazhdon restaurimi i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup po kalon në një fazë të rëndësishme transformimi përmes nismës së restaurimit që është duke u realizuar falë mbështetjes bujare të donatorëve Haxhi Fadil Aliu dhe Haxhi Mujdin Aliu. Ky investim i çmuar kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve akademike dhe mjedisit studimor për studentët dhe stafin e fakultetit. Kjo nismë është një dëshmi e përkushtimit për të forcuar infrastrukturën arsimore islame në vend [...]
Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët myslimanë me rastin e ditëlindjes së Muhamedit (a.s.)
Në këtë ditë të bekuar të lindjes së Muhamedit (a.s.), të dërguarit të mëshirës dhe dritës, Fakulteti i Shkencave Islame përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë. Lindja e Profetit (a.s.) shënon fillimin e një epoke të re të drejtësisë, paqes dhe mëshirës për mbarë njerëzimin. Ai ishte shembulli më i përkryer i sjelljes fisnike dhe i thirrjes për unitet e dashuri. Le të shërbejë kjo ditë [...]
Këshillat e Xhamive të Gjermanisë, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së dhe Myftiun e Gostivarit, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Më datë 28.07.2025, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati nderin të presë një delegacion të Këshillave të Xhamive të Gjermanisë, kryetarin e Qendrës Islame Shqiptare “El Furkan” në Mynih, z. Afet Rushiti, si dhe anëtarin haxhi Vexhi Abduli. Mysafirët u shoqëruan nga Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), z. Irsal ef. Jakupi, dhe Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, z. Sebahudin ef. Zendeli. Qëllimi i vizitës ishte forcimi [...]
Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 66-të të rregullt
Më 24.07.2025 u mbajt mbledhja e 66-të e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor (KMSh) të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Mbledhja u zhvillua në ambientet e fakultetit dhe u drejtua nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Kryesuesi i KMSh-së, pasi falënderoi Allahun e Gjithëfuqishëm dhe përshëndeti Muhamedin (a.s.) dhe pasuesit e tij, përshëndeti gjithashtu stafin akademik. Ai informoi të pranishmit se Reis ul-Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, [...]
Urimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për miratimin e ligjit të akreditimit të Medresesë “Isa Beu”
Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame, I nderuar Reis ul-Ulema i BFI-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetahi, Të nderuar drejtues të Medresesë “Isa Beu”,Të gjithë të përfshirë në këtë proces të rëndësishëm, Me zemër të hapur dhe me ndjenja të thella mirënjohjeje, më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Islame, t’ju uroj juve dhe mbarë besimtarëve miratimin e ligjit për akreditimin [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila u mbajt më 11 korrik 2025 në Potoçari, Bosnjë dhe Hercegovinë. Pjesëmarrja e Dekanit në këtë ngjarje përfaqëson një akt solidariteti dhe respekti për viktimat e këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit. Udhëheqësi i delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis ul-Ulema [...]




