Vizitë informuese e maturanteve të Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Në kuadër të aktiviteteve informuese dhe ditëve të hapura të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, u realizua një vizitë nga maturantet e Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen nga afër me sistemin edukativo-arsimor të Fakultetit, ambientet akademike, si dhe mundësitë që ofron institucioni për studime të avancuara në fushën e shkencave islame. Maturantet ishin të shoqëruara nga Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin [...]
Urime për fillimin e Vitit të Ri Hixhri 1447 / 2025
Në këtë ditë të bekuar, le të kujtojmë se fillimi i një viti të ri është një mundësi për reflektim shpirtëror, përmirësim personal dhe afrimitet më të madh me Zotin. Uroj që ky vit të sjellë paqe, shëndet, begati dhe udhëzim për ju dhe familjet tuaja. Me respekt Prof.dr. Abdulxhemil NESIMI, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup
Ceremonia e Absolventiadës – Gjenerata 2021–2025
Më 23 qershor 2025, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup organizoi me solemnitet ceremoninë e Absolventiadës për gjeneratën 2021–2025 në ambientet e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje përmbyllëse shënoi jo vetëm fundin e një etape akademike për studentët, por edhe një moment falënderimi, reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Në cilësinë e nikoqirit të mbrëmjes, Dekani i [...]
Fjalimi i Dekanit me rastin e Absolventiadës të gjeneratës XXV
“Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët” (Fatir : ajeti 28) Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, që na mundësoi të arrijmë këtë ditë kaq të rëndësishme. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin Muhamed, modelin tonë më të mirë në dije, durim dhe moral. Përcjellim përshëndetje, shokëve të tij, familjen e tij të respektuar dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në [...]
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame u uron të gjithë besimtarëve myslimanë festen e Kurban Bajramit! Festa e Kurban Bajramit na rikujton vlerat e thella të sakrificës, përkushtimit dhe mëshirës. Në këto ditë të bekuara, le të forcojmë besimin, solidaritetin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Te përforcojmë lidhjet familjare dhe të qëndrojmë të bashkuar në vlera të larta fetare dhe njerëzore. Allahu ua pranoftë kurbanët, lutjet [...]
Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt me stafin akademik
Sot, më datë 28.05.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u mbajt mbledhja e 65-të e rregullt e Këshillit të Mësimdhënësve të Shkencave Islame (KMSH), me qëllim diskutimin dhe miratimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe organizimin e brendshëm të fakultetit. Mbledhja u hap nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili falënderoi përfaqësuesin e Reis ul-Ulemas, z. Fatih Azizi, si dhe stafin akademik [...]





