Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani vizitoi Universitetin Amerikan në Evropë (FON)

2021-12-10T21:20:10+00:00

Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani vizitoi Universitetin Amerikan në Evropë – FON

Me datë 09.12.2021 (e enjte) Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Shaban Sulejmani, i shoqëruar nga prodekani Doc. Dr. Muaz Agushi, vizituan Universitetin Amerikan në Evropë – FON, ku u pritën nga rektori Prof. Dr. Mirko Tripunoski.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes dy institucioneve të larta arsimore. Gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta e që do të jenë në interes të dyja institucioneve.

Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani vizitoi Universitetin Amerikan në Evropë (FON)2021-12-10T21:20:10+00:00

Telegram ngushëllimi

2021-11-25T22:56:23+00:00

Në këto momente të rënda për vendin tonë dhe për familjet që humben me të dashurit e tyre në aksidentin në autostradën “Struma” në Bullgari,  në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup  shprehim ngushëllime familjeve të viktimave. Të lënduarve urojmë shërim sa më të shpejtë .

Nga studentët  e Fakultetit të Shkencave Islame u lexua hatme dhe u bënë lutje për viktimat e aksidentit .

 

Dekani

Prof. Dr. Shaban Sulejmani

Telegram ngushëllimi2021-11-25T22:56:23+00:00

U R I M E DITËLINDJA E MUHAMEDIT a. s.

2021-10-17T21:54:16+00:00

Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të Shkencave Islame- Shkup

URIME   DITËLINDJA  E MUHAMEDIT  a. s.

                

Dekani,

Prof.Dr. Shaban SULEJMANI

 

 

U R I M E DITËLINDJA E MUHAMEDIT a. s.2021-10-17T21:54:16+00:00

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, për t’i uruar doktoratën dekanit të FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani ishte kreu më i lartë i BFI-së të RMV-së Reisul ulema h. Shaqir ef. Fetahun

2021-10-07T19:27:34+00:00
Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, për t’i uruar doktoratën dekanit të FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani ishte kreu më i lartë i BFI-së të RMV-së Reisul ulema h. Shaqir ef. Fetahun, të cilin e shoqëruan Irsal ef. Jakupi – Sekretar gjeneral i BFI-së, Qufli ef. Osmani – Përgjegjës i administratës së BFI-së, Mr. Mustaf ef. Dauti – Drejtor i sektorit për marrëdhënie me jasht, Mr. Fadil ef. Ramadani – Kryetar i Organizatës Humanitare, në kuadër të BFI-së, “Hilal” dhe shefi i kabinetit të Reisul ulemasë dr. Abdulkerim Iseni.
Në këtë ambient të këndshëm diskutuan mes tjerash një […]
Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, për t’i uruar doktoratën dekanit të FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani ishte kreu më i lartë i BFI-së të RMV-së Reisul ulema h. Shaqir ef. Fetahun2021-10-07T19:27:34+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame pritje solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022

2021-10-01T18:02:39+00:00

Në emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit

وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْمًا

“… thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” (Kaptina Ta ha, 114)

Studentë të dashur, profesorë, punonjës të administratës së FSHI-së, me rastin e fillimit të vitit akademik 2020/2021, uroj të keni një fillim të mbarë të procesit mësimor. Sot, është një ditë e veçantë për të gjithë ju kërkues të dijes kuranore, të studimeve të thelluara islame, që me entuziazëm dhe plot energji pritni për të filluar vitin e ri akademik 2021/22.

Dëshiroj t’ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë juve që keni përzgjedhur FSHI-në, duke na […]

Fakulteti i Shkencave Islame pritje solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-20222021-10-01T18:02:39+00:00

SHKENCAVE JURIDIKE IU SHTUA EDHE NJË DOKTOR SHKENCE

2021-10-07T19:29:01+00:00
Sot, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Prof. dr. Shaban Sulejmani, profesor i së drejtës së sheriatit në FSHI-Shkup, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, ku trajtoi temën Etiologjia dhe fenomenologjia e kriminalitetit të dhunshëm familjarë tek shqiptarët në RM, para komisionit: Prof. dr. Metodija Kanevçev  (mentor), Prof dr. Nikolla Tupançeski (kryetar komisioni), Prof. dr. Gordana Llazhetiq (anëtar), Prof. dr. Aleksandra G. Drakulleski (anëtar), prof. dr. Divna Iliq (anëtar).
Anëtarët e Komisionit e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën e kandidatit. Për shkak të situatës me pandeminë, mbrojtja u bë on line në platformën […]
SHKENCAVE JURIDIKE IU SHTUA EDHE NJË DOKTOR SHKENCE2021-10-07T19:29:01+00:00

Telegram ngushëllimi

2021-09-09T20:09:50+00:00

Në këto momente të vështira,  në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup  shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve  të tragjedisë në spitalin modular për Covid në Tetovë.

 

Dekani

Prof.Dr. Shaban Sulejmani

Telegram ngushëllimi2021-09-09T20:09:50+00:00

Bibliotekës të Fakultetit të shkencave Islame i shtohen edhe 150 libra të rinj

2021-07-07T22:06:25+00:00

Ne emër të Fakultetit të shkencave Islame dua që të shprehi falënderimet më të sinqerta për donacionin  nga shtëpia botuese Logos-A e cila dhuroi mbi 150 tituj apo 437 libra për bibliotekën e Fakultetit të shkencave Islame

Jemi të kënaqur që këta libra mund ti shtojmë në koleksionin e bibliotekës sonë që të jenë të arritshme dhe për studentët tanë.

Bujaria e kësi lloji  na ndihmon të vazhdojmë të sigurojmë edukim të shkëlqyeshëm për studentët tanë.

 

Bibliotekës të Fakultetit të shkencave Islame i shtohen edhe 150 libra të rinj2021-07-07T22:06:25+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof.Dr. Shaban Sulejmani priti në vizitë Kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash

2021-06-27T16:14:17+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame  Prof.Dr. Shaban Sulejmani priti në vizitë Kryetarin e Bashkësisë Islam Prof.Dr. Ali Erbash, në shoqërim të tij ishin edhe figura të jetës fetare në Republikën e Turqisë, këtë delegacion e shoqëronte edhe kreu i BFI të RMV H. Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e Rijasetit.

 

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof.Dr. Shaban Sulejmani priti në vizitë Kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash2021-06-27T16:14:17+00:00
Go to Top