Fakulteti i Shkencave Islame pritje solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022
Administrator2021-10-01T18:02:39+00:00Në emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit
وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْمًا
“… thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” (Kaptina Ta ha, 114)
Studentë të dashur, profesorë, punonjës të administratës së FSHI-së, me rastin e fillimit të vitit akademik 2020/2021, uroj të keni një fillim të mbarë të procesit mësimor. Sot, është një ditë e veçantë për të gjithë ju kërkues të dijes kuranore, të studimeve të thelluara islame, që me entuziazëm dhe plot energji pritni për të filluar vitin e ri akademik 2021/22.
Dëshiroj t’ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë juve që keni përzgjedhur FSHI-në, duke na […]
SHKENCAVE JURIDIKE IU SHTUA EDHE NJË DOKTOR SHKENCE
Administrator2021-10-07T19:29:01+00:00Telegram ngushëllimi
Administrator2021-09-09T20:09:50+00:00Në këto momente të vështira, në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve të tragjedisë në spitalin modular për Covid në Tetovë.
Dekani
Prof.Dr. Shaban Sulejmani
Lista përfundimtare e kandidatëve të paraqitur në afatin e parë për vitin Akademik 2021 / 2022
Administrator2021-09-06T19:42:47+00:00 
Bibliotekës të Fakultetit të shkencave Islame i shtohen edhe 150 libra të rinj
Administrator2021-07-07T22:06:25+00:00Ne emër të Fakultetit të shkencave Islame dua që të shprehi falënderimet më të sinqerta për donacionin nga shtëpia botuese Logos-A e cila dhuroi mbi 150 tituj apo 437 libra për bibliotekën e Fakultetit të shkencave Islame
Jemi të kënaqur që këta libra mund ti shtojmë në koleksionin e bibliotekës sonë që të jenë të arritshme dhe për studentët tanë.
Bujaria e kësi lloji na ndihmon të vazhdojmë të sigurojmë edukim të shkëlqyeshëm për studentët tanë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof.Dr. Shaban Sulejmani priti në vizitë Kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash
Administrator2021-06-27T16:14:17+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof.Dr. Shaban Sulejmani priti në vizitë Kryetarin e Bashkësisë Islam Prof.Dr. Ali Erbash, në shoqërim të tij ishin edhe figura të jetës fetare në Republikën e Turqisë, këtë delegacion e shoqëronte edhe kreu i BFI të RMV H. Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e Rijasetit.


Dekani Prof. Dr. Shaban Sulejmani priti në takim profesorët e nderuar të UEJL-së. Prof. Dr. Zemri Elezi dhe Prof. Dr. Jonuz Abdullahun
Administrator2021-06-27T16:15:02+00:00Profesorët i uruan Prof. Dr. Shaban Sulejmanit rizgjedhjen dekan i FSHI-së dhe theksuan gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar FSHI-ne në aspektin profesional e shkencor. Ndërkaq, Prof. Dr. Shaban Sulejmani, falënderoi profesorët dhe vuri në dukje se përvoja e tyre do te jetë një ndihmesë e madhe për FSHI-në.

Prof. Dr. Shaban Sulejmani zgjidhet dekan i FSHI-së
Administrator2021-06-27T16:13:30+00:00Këshilli Mësimor-shkencor zgjodhi dekan të Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup Prof. Dr. Shaban Sulejmanin edhe për një mandat. Prof. Shaban Sulejmani, është profesor i së drejtës të sheriatit dhe që nga vitit 2006 është profesor në Fakultetit të Shkencave Islame -Shkup.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup Prof. Dr. Shaban Sulejmani pati fjalë rasti në Vebinari të organizuar nga “Fondacionit Konrad Adenauer” me temë “Religjioni në arsim”
Administrator2021-06-27T16:20:37+00:00Dekani i FSHI-Shkup Prof. Dr. Shaban Sulejmani me datë 12.05.2021, me rastin e një Vebinari të organizuar nga “Fondacionit Konrad Adenauer” me temë “Religjioni në arsim” – Pse është i rëndësishëm ?, pati fjalë rasti.
Ai pasi përshëndeti këtë takim, shprehi falënderimin e tij “Fondacionit Konrad Adenauer” për kujdesin e vazhdueshëm gjatë viteve që ka në lidhje me arsimin fetar në shkolla. Ai në fjalën e rasti që pati, mes tjerash tha :
“Tema e fesë në arsim, qoftë ajo e përfaqësuar në disa lëndë që diskutojnë fenomenin fetar nga pikëpamja artistike, historike apo sociologjike, apo e përfaqësuar në formën e një lënde […]