About Administrator

This author has not yet filled in any details.
So far Administrator has created 255 blog entries.

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 64-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor

2025-04-03T21:00:33+00:00

Më 03 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup u mbajt mbledhja e 64-të e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor, e kryesuar nga dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Reisul-ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetai.

Mbledhja u hap me leximin e një pjese nga Kurani Famëlartë nga studenti Ismail Ismaili. Kryesuesi i mbledhjes, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, fillimisht falënderoi Zotin e Madhëruar, duke dërguar përshëndetje mbi Profetin Muhamed (a.s) dhe familjen e tij. Më tej, shprehu mirënjohjen për praninë e Kryetarit të […]

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 64-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor2025-04-03T21:00:33+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame uron besimtaret mysliman festen e Fiter Bajramit

2025-03-29T16:13:21+00:00

Të nderuar kolegë, studentë dhe besimtarë,

Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, festës që shpërblen agjërimin dhe përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju uroj një festë të begatë plot paqe dhe harmoni.
Ky është një moment i rëndësishëm për çdo besimtar, një mundësi për t’u falënderuar dhe për të rritur shpirtin e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet nesh.
Fitër Bajrami është një simbol i festës pas sakrificave dhe mundimeve që kaluam gjatë muajit të Ramazanit. Ky është një moment i veçantë, ku lutjet tona janë më të fuqishme dhe zemrat tona janë të mbushura me gëzim, mirënjohje dhe dashuri […]

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame uron besimtaret mysliman festen e Fiter Bajramit2025-03-29T16:13:21+00:00

Vazhdojnë punimet në Fakultetin e shkencave islame – Shkup

2025-03-15T22:23:37+00:00

Në Fakultetin e Shkencave Islame vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim përmbushjen e nevojave të procesit edukativ. Dekani i këtij fakulteti është i angazhuar në modernizimin e infrastrukturës, për të realizuar objektivat e tij strategjikë, duke përmirësuar ambientin akademik dhe duke ofruar mundësi më të avancuara për studentët dhe stafin akademik. Kjo nismë ka si qëllim modernizimin e objektit dhe krijimin e kushteve optimale që do të mbështesin zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushën e studimeve islame. Përveç investimeve në infrastrukturë, fokusi është gjithashtu në digjitalizimin e proceseve dhe krijimin e mundësive për një […]

Vazhdojnë punimet në Fakultetin e shkencave islame – Shkup2025-03-15T22:23:37+00:00

Iftari i përbashkët i Kuvendit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Prishtinë

2025-03-12T23:55:26+00:00
Më 11 mars 2025, Kuvendi Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame organizoi iftar të përbashkët me Kuvendin Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, duke ofruar një mundësi për reflektim dhe bashkëndarje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky aktivitet theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe forcimit të lidhjeve mes studentëve. Iftari shërbeu si një mundësi për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.
Kuvendi Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe u dëshiron çdo të mirë në këtë muaj të shenjtë.
[…]
Iftari i përbashkët i Kuvendit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Prishtinë2025-03-12T23:55:26+00:00

URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT

2025-02-28T17:45:28+00:00

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, më lejoni që në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup  dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë islame.

Ky muaj i shenjtë na fton në reflektim, përkushtim dhe përmirësim të shpirtit tonë. Ai është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe solidaritetit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe duke na shtyrë të ndajmë jo vetëm bukën, por edhe dashurinë, mirëkuptimin dhe vlerat më të larta njerëzore.

Le të jetë ky një muaj i mbushur me paqe, harmoni dhe begati për të gjithë […]

URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT2025-02-28T17:45:28+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame dhe Komisioni për Bashkëpunim Ndërreligjioz nënshkruan memorandum bashkëpunimi

2025-02-27T19:38:44+00:00

Më 26 shkurt 2025, dekan i Fakulteti të Shkencave Islame Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, znj. Olivera Trajkovska, e shoqëruar nga zyrtari administrativ Besim Memedi.
Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, drejtoresha Trajkovska uroi Dekanin për zgjedhjen e tij dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjatë takimit, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi që synon thellimin e marrëdhënieve ndër-institucionale dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim kontribuimin në ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës.
Pjesë e vizitës ishte edhe njohja me ambientet e Fakultetit, ku drejtoresha vizitoi […]

Fakulteti i Shkencave Islame dhe Komisioni për Bashkëpunim Ndërreligjioz nënshkruan memorandum bashkëpunimi2025-02-27T19:38:44+00:00
Go to Top