Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Sarajevë
Administrator2025-09-26T20:06:07+00:00Në vijim të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, i udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mirëpriti një delegacion nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, të kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Mustafa Hasani.
Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Prof. Dr. Zuhdija Hasanović, ish-dekan i këtij fakulteti, Prof. Dr. Ahmed Alibašić, prodekan për arsim, si dhe Prof. Dr. Nedim Begović, prodekan për cilësi.
Gjatë këtij takimi, dy dekanët dhe ekipet e tyre theksuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike. U shqyrtuan ide konkrete për projekte kërkimore, […]