Sot, më 24.07.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e tij të 74-të të rregullt, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.
Mbledhjen e nderoi me praninë e tij  Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal ef. Jakupi.
Me këtë rast, Reis-ul-Ulema përshëndeti anëtarët e Këshillit, duke vlerësuar angazhimin e Fakultetit në avancimin e arsimit të lartë islam dhe duke shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për zhvillimin dhe fuqizimin e institucionit.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës që lidhen me mbarëvajtjen e procesit mësimor-shkencor dhe administrativ të Fakultetit. Gjithashtu, u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin akademik, organizativ dhe strategjik të institucionit, duke u marrë vendime në përputhje me aktet normative dhe misionin e Fakultetit.
Në përmbyllje të mbledhjes, Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, falënderoi Reis-ul-Ulemanë, H. Hafiz Shaqir ef. Fetahun, për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Fakultetit të Shkencave Islame.
Njëkohësisht, Dekani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për stafin akademik dhe administrativ, duke vlerësuar angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë vitit akademik 2025/2026. Ai theksoi se rezultatet e arritura janë fryt i punës së përbashkët, përkushtimit institucional dhe bashkëpunimit të të gjithë pjesëtarëve të Fakultetit.
Në fund, Dekani u uroi anëtarëve të Këshillit, stafit akademik e administrativ, si dhe studentëve, shëndet, mbarësi dhe pushime të begata. Ai iu lut Allahut të Plotfuqishëm që viti i ri akademik t’i gjejë të gjithë me shëndet të mirë, energji të reja, suksese të shumta dhe bereqet në çdo angazhim