Sot, më 18.05.2026, Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”, Rufat Sherifi, i shoqëruar nga nënkryetari i fondacionit, mr. Fevzi Musliu. Ata u pritën nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u zhvillua një takim i frytshëm me karakter institucional dhe bashkëpunues.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione rreth veprimtarisë, misionit dhe aktiviteteve të institucioneve që përfaqësojnë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe atij humanitar e shoqëror. Në fokus të bisedimeve ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe realizimi i projekteve konkrete që do të kontribuojnë në avancimin e aktiviteteve edukative, sociale dhe humanitare.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit dhe organizimin e takimeve të ardhshme, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional në dobi të studentëve, komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje reciproke, u shkëmbyen dhurata simbolike, si shprehje e vlerësimit për vizitën dhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit të ndërsjellë.
Pas takimit zyrtar, mysafirët vizituan ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, përfshirë edhe bibliotekën e fakultetit, ku u njohën nga afër me kushtet akademike, infrastrukturën dhe veprimtarinë edukativo-shkencore të institucionit.



