Në një atmosferë të ngrohtë respekti, vlerësimi dhe mirënjohjeje, Kryesia e Parlamentit Studentor, e udhëhequr nga kryetari Ismail Ismaili, së bashku me anëtarët e saj, realizoi një vizitë zyrtare te dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.
Kjo vizitë u zhvillua si shprehje e falënderimit të sinqertë dhe vlerësimit të thellë për kontributin e çmuar, mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e palodhshëm të Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit në organizimin dhe realizimin e Konferencës së Parë Shkencore të Parlamentit Studentor, një ngjarje me rëndësi të veçantë akademike dhe studentore, e cila mblodhi studentë, studiues dhe pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe studentëve, si një element kyç për zhvillimin e jetës universitare, ngritjen e cilësisë akademike dhe fuqizimin e rolit të të rinjve në shoqëri. Po ashtu, u vlerësua fakti që konferenca krijoi një hapësirë të denjë për prezantimin e punimeve shkencore, shkëmbimin e ideve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndëruniversitar mes studentëve shqiptarë.
Kryesia e Parlamentit Studentor shprehu mirënjohje të veçantë për përkushtimin e vazhdueshëm të dekanit ndaj studentëve, gatishmërinë për të mbështetur iniciativat rinore dhe vizionin e tij për avancimin e veprimtarisë akademike dhe shkencore në Fakultetin e Shkencave Islame.
Në shenjë respekti dhe falënderimi institucional, studentët i ndanë dekanit një mirënjohje të veçantë, si simbol i vlerësimit për mbështetjen dhe kontributin e tij të çmuar në realizimin e kësaj konference dhe në përkrahjen e vazhdueshme të aktiviteteve studentore