Sot, më 12.02.2026, Fakulteti i Shkencave Islame zhvilloi mbledhjen e tij të 70-të të rregullt, të udhëhequr nga Dekani i Fakultetit, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, njëherazi Kryetar i Këshillit të Fakultetit.

Pas fjalës hyrëse, Kryetari i Këshillit përshëndeti stafin akademik dhe njoftoi se Reis-ul-Ulema, për shkak të angazhimit në hapjen e një xhamie në Myftininë e Kumanovës, nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë mbledhje. Në këtë takim, ai u përfaqësua nga Shefi i Kabinetit, Doc. dr. Abdulkerim Iseni.

Me këtë rast, përfaqësuesi i studentëve lexoi një pjesë nga Kurani fisnik, duke i dhënë mbledhjes një frymë solemne dhe shpirtërore.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u diskutuan çështje të rëndësishme për funksionimin akademik dhe institucional të fakultetit, ndër të cilat:

  • angazhimi i profesorëve full-time, part-time dhe demonstratorëve për semestrin veror;

  • hapja e konkursit për mësimdhënës në lëndën e Filozofisë;

  • kalendari akademik;

  • Projektligji për Arsimin e Lartë, me theks të veçantë në përfshirjen aktive të fakultetit si institucion akademik dhe kontributin e profesorëve në hartimin e vërejtjeve institucionale, të cilat do t’i adresohen Ministrisë së Arsimit;

  • angazhimi i profesorëve gjatë muajit të Ramazanit, brenda vendit dhe në diasporë, për vizita dhe aktivitete me studentë, nëpunës fetarë dhe xhemate.

Në përmbyllje, Dekani Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, në emër të tij personal, të stafit akademik, administratës dhe studentëve, përcolli uratat e Reis-ul-Ulemas, H. hfz. Shaqir ef. Fetahut, si dhe uroi mbarë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, me lutje për agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Mbledhja u përmbyll me leximin e një pjese nga Kurani fisnik.