Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën Shkencore të 36-të, të organizuar nga Këshilli i Lartë për Çështje Islame, nën patronazhin e Ministrisë së Vakfit, e udhëhequr nga Prof. Dr. Usame al-Ez’heri.
Konferenca u mbajt me titull:
“Profesionet në Islam: etika, ndikimi dhe e ardhmja e tyre në epokën e inteligjencës artificiale”.
Gjatë kësaj ngjarjeje shkencore, Dekani i Fakultetit përcolli mesazhet e Reisul-Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, në takimet zyrtare të zhvilluara me Ministrin e Vakfit, me të deleguarin e Shejh al-Az’harit, Myftiun e Egjiptit, Rektorin e Al-Az’har al-Sharif, si dhe me personalitete të shquara fetare nga bota islame.
Mesazhet e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame u përcollën gjithashtu nga Dekani edhe në intervistën e dhënë për Radio Televizionin Shtetëror të Egjiptit.
Në paraqitjet e tij, Dekani theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj konference për kohën në të cilën jetojmë, duke nënvizuar se Islami ofron përgjigje dhe alternativa për çdo situatë dhe zhvillim bashkëkohor, përfshirë edhe sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale.
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i autorizuar nga Reisul-Ulema, përbëhej nga:
• Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
• Prof. Dr. Abdulkerim Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul-Ulemasë
• Dr. Islam Islami, Drejtor i Medresesë “Isa Beu”
Punimet e konferencës vazhdojnë edhe sot dhe nesër, me pjesëmarrjen e dijetarëve dhe studiuesve nga vende të ndryshme të botës islame.