Me rastin e dekorimit T’uaj me mirënjohjen “BEST SPIRITUAL LEADER 2015” nga Instituti Europian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup në emër të stafit akademik, administrativ dhe studentëve ua uron këtë çmim shumë të rëndësishëm.

Pa dyshim që kjo mirënjohje nuk është e para, por as e fundit, që dëshmon veprimtarinë T’uaj të begatshme në kultivimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, fetare dhe arsimore për të gjithë muslimanët e Republikës së Maqedonisë.

Andaj, edhe njëherit urime mirënjohjen e lartpërmendur dhe lusim Allahun që shëndeti, harmonia dhe sukseset të Ju ndjekin përgjithmonë. 

03.03.2016                                             

FSHI – Shkup