Sot, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Prof. dr. Shaban Sulejmani, profesor i së drejtës së sheriatit në FSHI-Shkup, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, ku trajtoi temën Etiologjia dhe fenomenologjia e kriminalitetit të dhunshëm familjarë tek shqiptarët në RM, para komisionit: Prof. dr. Metodija Kanevçev  (mentor), Prof dr. Nikolla Tupançeski (kryetar komisioni), Prof. dr. Gordana Llazhetiq (anëtar), Prof. dr. Aleksandra G. Drakulleski (anëtar), prof. dr. Divna Iliq (anëtar).
Anëtarët e Komisionit e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën e kandidatit. Për shkak të situatës me pandeminë, mbrojtja u bë on line në platformën Microsoft team.
Të theksojmë se kjo është doktoratura e dytë e Prof. dr. Shaban Sulejmanit.
Shaban Sulejmani, është Dekan i Fakultetit të Shencave Islame – Shkup.