Në kuadër të aktiviteteve që burojnë nga planprogrami i Parlamentit Studentor të FSHI-së, sot u realizua ligjerata e parë me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me ligjerues Irsal ef. Jakupi, Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame në RM.
Tema të cilën e prezantoi Irsal ef. Jakupi ishte: Organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Vlen të theksohet se pas prezantimit nga ana e ligjëruesit u hap debat ku u parashtruan shumë pyetje nga ana e studentëve të cilët në fund u ndanë shumë të kënaqur nga ky organizim dhe kërkuan që ligjerata të tilla të mbahen në kontinuitet.
FSHI – Shkup,
17.03.2016