Perceptimet e qytetarëve për religjionin dhe roli i tij në shoqëritë multikonfesionale ishte tema e debatit të sotëm që u mbajt nën organizim të organizatës jo-qeveritare Konrad Adenauer Stiftung – Shkup dhe mbështetur nga Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, Fakulteti Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Instituti për hulumtime politike – Shkup.
Në këtët debat pjesëmarrës ishin një grup i studentëve të FSHI-së, së bashku me sekretarin dhe referentin për çështje studentore, Mr. Argëtim Saliu dhe Zekirja Metushi. Po ashtu pjesëmarrës në debat ishin edhe përfaqësuesit e Bashkësive Fetare të BFI-së, KOM-it dhe nga Instituti për hulumtime politike – Shkup. Përfaqësuesi i Bashkësisë Fetare Islame ishte Agron Vojnika, njëherit udhëheqës i departamentit për media dhe marrëdhënie me publikun në Rijasetin e BFI-së.
Në paraqitjen e tij, z-tri. Agron Vojnika theksoi se Bashkësia Fetare Islame në RM i mirëpret projektet e tilla që kanë për qëllim studentëve të të dyja fakulteteve t’ju sigurojnë hapësirë për arsimim jo-formal në tema në lidhje me religjionin. Po ashtu ne vlerësojmë se projekte të tilla kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit dhe kontakteve të studentëve të fushës së teologjisë. Njëkohësisht nëpërmjet këtyre debateve studentëve ju ofrohet mundësia për të shkëmbyer opinione dhe për të nxitur dialogun ndërfetar mes të rinjëve.
14.03.2017.
Hotel Meriot – Shkup