Për vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup ishte Kryemyftiu i Republikës së Bullgarisë Dr. Mustafa Haxhi i cili u prit nga Dekani Prof.dr. Shaban Sulejmani.

Në shoqërim të delegacionit ishte Reisul ulemaja i BFI të RMV-së hafz. Shaqir ef. Fetahu. Dekani  Prof.dr. Shaban Sulejmani i paraqiti mysafirit të nderuar një pasqyrë të shkurtër mbi FSHI-në dhe aktivitet shkencore që kryen. Mes tjerash u bisedua për vënie të një bashkëpunimi me Institutin e Lartë Islam të Sofjes, në fushën shkencore.