Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë për vizitë nxënësit e shkollës verore pranë Muftinisë së Shkupit, të shoqëruar nga edukatorët e tyre.

Gjatë vizitës, nxënësit u pritën nga prodekani i Fakultetit, prof. Ziber Lata, sekretari Neim Misimi, si dhe nga stafi administrativ i Fakultetit, të cilët i njohën më nga afër me ambientet, organizimin dhe veprimtarinë akademike e shkencore të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për t’i afruar të rinjtë me institucionet e arsimit të lartë islam dhe për t’i motivuar ata në rrugëtimin e dijes, edukimit dhe formimit të tyre profesional e shpirtëror.

Fakulteti i Shkencave Islame mbetet i përkushtuar në mbështetjen, frymëzimin dhe orientimin e brezave të rinj drejt dijes, vlerave dhe edukimit cilësor.