Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
1812, 2025

Këshilli i Xhamisë së Kadrit në Gostivar viziton Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

Kryetari i Këshillit të Xhamisë së Kadrit në Gostivar, Haxhi Irfan Jashari, së bashku me imamët e xhamisë, Daut ef. Alili dhe Sokol ef. Izairi, si dhe Irfan Jashari (Junior), realizuan një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ku u pritën nga Dekani i Fakultetit, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi. Me këtë rast, delegacioni e uroi dekanin për angazhimin dhe punën e tij në drejtimin dhe zhvillimin e [...]

1612, 2025

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti panel shkencor

Sot, më 16.12.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u zhvillua paneli shkencor me temë “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore multikulturore”, i realizuar në bashkëpunim me Komisionin për Bashkëpunim me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze. Paneli u hap me një citat kuranor, të lexuar nga studenti i Fakultetit të Shkencave Islame, Mervan Ejupi. Fjalën hyrëse e mbajti dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, i [...]

1512, 2025

Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame në konferencë ndërkombëtare

Studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Studentore, të organizuar nga Universiteti i Tiranës, ku prezantuan punime me interes dhe rëndësi të veçantë akademike. 🔸 Ismail Ismaili u paraqit me temën:“Prejardhja e njeriut nga këndvështrimi islam dhe bashkëkohor jo-fetar: përputhje dhe diskrepanca” 🔸 Mervan Ejupi prezantoi punimin me temën:“Roli i prindërve në ndërtimin e karakterit të fëmijëve” Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të [...]

1312, 2025

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Konferencën Shkencore në Tiranë

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “El-Ihtijar dhe roli i tij në mendimin juridik islam”, e cila u mbajt në Tiranë, me rastin e botimit të kolanës së veprës madhore “El-Ihtijaru li Ta‘lili el-Muhtar”. Në këtë ngjarje shkencore dhe akademike morën pjesë personalitete të larta të bashkësive fetare islame nga trevat shqiptare, ndër të cilët: Kryetari i Bashkësisë Fetare [...]

412, 2025

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame zhvilloi takim online me Rektorin e Universitetit al-Kasimije në Emiratet e Bashkuara Arabe Arabe.

Sot, më 04.12.2025, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, zhvilloi një bisedë zyrtare me Rektorin e Universitetit al-Kasimije në Emiratet e Bashkuara Arabe, Prof. Dr. Avad al-Halef. Në fillim të takimit, Dekani përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi Rektorin e Universitetit al-Kasimije për iniciativën dhe gatishmërinë për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me Fakultetin e Shkencave Islame. Prof. Dr. Nesimi prezantoi një kronologji të shkurtër për historikun dhe [...]

2811, 2025

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup uron Festën e 28 Nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë studentët, stafin akademik dhe bashkëpunëtorët e institucionit. Kjo ditë historike, e cila shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, na kujton sakrificat, vendosmërinë dhe idealet që udhëhoqën brezat drejt lirisë. 28 Nëntori nuk është vetëm një përvjetor, por një [...]

Go to Top