Sot 12.12.2019, u hap Xhamia e re pranë Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup. Në hapje solemne morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Dekani i FSHI Prof. dr. Shaban Sulejmani, Drejtori i Medresesë Isa Beu prof. Ibrahim ef. Idrizi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së, myftilerët e Myftinive të BFI-së, studentë dhe shumë mysafir.
Dekani i FSHI-së, Prof.dr. Shaban Sulejmani, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe ju uroj mirëseardhje, jamë i kënaqur për përfundimin e punëve në ndërtimin e Shtëpisë së Zotit, e cila si faltore do të shërbejë për studentët dhe profesorët e Fakultetit, por dhe për çdo xhematli të këtyre anëve.
Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi fjala e Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili tha se Xhamia pranë FSHI-së është e vogël, por shumë e bukur dhe ajo është ndërtuar mbi bazë të planit fillestar kur është hapur Fakulteti i Shkencave Islame në Kondovë.