Nga data 28 deri më 30 nëntor 2022, në Mavrovë u mbajt konferenca mbi arsimin e lartë dhe programin “Erasmus+” e organizuar nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë, në të cilën morën pjesë punonjës nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë të angazhuar në kuadër të programit “Erasmus+”.
Përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave Islame ishte Prodekani Doc. Dr. Muaz Agushi njëherit edhe koordinator i “Erasmus+” pranë FSHI-së.
Në konferencën treditore u zhvilluan disa aktivitete dhe u diskutuan prioritetet në arsimin e lartë si dhe u prezantuan mundësitë e reja që programi Erasmus+ ofron për institucionet e arsimit të lartë, si dhe u prezantuan platformat më të fundit digjitale që do të përdoren në të ardhmen si pjesë e nismës “Erasmus+”.