Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, bëhet pjesë e programit evropian “Erasmus+”, program ky që bashkon programet e BE-së për arsimin, trajnime, rininë dhe sportin.
Studentët që studiojnë në Fakultetin e Shkencave Islame, nga viti akademik 2022/2023 do të kenë mundësi që një pjesë të studimeve ta kryejnë në universitetet europiane por edhe ato botërore duke fituar një përvojë të vlefshme që iu shkon përshtat kërkesave të tregut.
Krijimi i një hapësire akademike që sheshon kufijtë me vendet e Bashkimit Europian do të bëhet i mundur falë marrëveshjes së bashkëpunimit me programin Erasmus+. Ky program do të jetë një mundësi mobiliteti për stafin akademik dhe administrativ për tu njohur me një hapësirë multikulturale, me metodologji të reja të kërkimit shkencor apo edhe forma të tjera të mësimdhënies, e që mund të vijnë t’i implementojnë ato në Fakultetin e Shkencave Islame.