Fakulteti i Shkencave Islame pritje solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2020-2021

NË EMËR TË ALLAHUT GJITHMËSHIRSHMIT MË

SHIRËPLOTIT

I nderuar u.d. Reisul ul-ulema Shaqir ef. Fetahu

I nderuar zëvendësministër i Arsimit   z. Arafat Shabani

Profesorë e mysafirë të nderuar

Të dashur studentë mirë se vini në Fakultetin tuaj – Fakultetin e Shkencave islame!

PAQEJA DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFT MBI ATA QË E MERITOJNË!

Ikre bismi rabike ledhi khalek” – Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)”, (Alek, 1) .

 

Pas një ndërprerje të gjatë kohore, kjo ishte fjalia e parë me të cilën u lidh qiellin me tokën.

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë Ju student të dashur që jini vënë në kërkim të dijes fetare islame, mësimit dhe praktikimit të fjalës së shenjtë kuranore, Ju të cilët e filloni me entuziazëm dhe energji vitin akademik 2020-21. Më lejoni që në emrin tim, të stafit dhe administratës së FSHI-së t’ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë studentëve të rinj të regjistruar në FSHI, të cilët na kanë besuar duke përzgjedhur FSHI-në si institucion i arsimit të lartë fetar islame në RMV. Më vjen mirë që ju shosh sot të mbledhur këtu, të motivuar dhe gati për të nisur rrugëtimin e bukur akademik në botën e dijes që ju pret përpara.

Sot, në kohën kur po ballafaqohemi edhe me një krizë të rëndë shëndetësore dhe kur distanca midis mësonjëtores dhe nxënësve, studentëve asnjëherë s’ka qenë më e largët, por ne shpresojmë në punën, mundin, besimin në suksesin tuaj, sepse suksesi juaj në studime është qëllimi ynë kryesor. Përkundër këtyre vështirësive të mëdha si pasojë e pandemisë globale, ju na e keni besuar të ardhmen tuaj! Ne do të punojmë me të gjitha forcat që të kontribuojmë dukej ju pajisur me dijen, vlerat dhe cilësitë e duhura që ju të jeni përçues të denjë të fjalës së shenjtë kuranore.

FShI mision të vetin ka krijimin, përcjelljen, mbrojtjen e dijeve, nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor, shërbimeve dhe formimit të specialistëve të lartë në fushat e studimeve islame, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Vizioni ynë është të ndërtojmë një fakultet modern, të fokusuar drejt së ardhmes, të vlefshëm për shoqërinë tonë multietnike dhe multifetare, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend, si edhe në zhvillimin ekonomik. social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal.

FShI është një fakultet me qasje kah studenti, prandaj në cilësinë e dekanit të FSHI-së ju garantoj mbështetjen time të plotë. Të dashur studentë, në FSHI do të gjeni një ambient të ngrohtë, mikpritës dhe të gjallë studentor, një staf akademik dhe administratë profesionale të përkushtuar, që do t’u vijë në ndihmë në çdo kohë. Por, do të punosh që dijen ta marrësh me sprova e lexime.

Mos lejo askënd të shuajë pikëpyetjet e tua! Mos u mërzit nga tekste që mund mos të të pëlqejnë, as nga provimet të bëra që ndoshta do të duken të mërzitshme! Puno dhe lexo pa paragjykime, s’ka rëndësi në janë mësime ligjëratash, në janë libra apo informacione interneti, s’ka fare rëndësi – vetëm lexo, sepse dija të bën të lirë, të ditur! Një njeri i shkolluar mirë është një njeri i lirë.

Të nderuar të pranishëm, në emër të FSHI-së, të stafit akademik, ju garantojmë se do të punojmë në mënyrë të palodhur për edukimin sa më të mirë të studentëve dhe përgatitjen e tyre të lartë profesionale.

Të dashur studentë, ju uroj vit të mbarë dhe njëkohësisht ju sugjeroj të punoni me përkushtim në arritjen e objektivave tuaja!

Ju falemnderit!