Sot me datë 29.03.2018 një delegacion nga myftinia e Shkupit në përbërje me muftiun Mr. Qenan Ismaili, sekretari Sadri Hasanoviç dhe referenti i myftinisë Rexhep ef. Imeri ishin në vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame ku u pritën nga dekani i FSHI – së Prof. Dr. Faredin Ebibi, sekretari Muharem Idrizilari si dhe referentët Nesip Demiri dhe Lejla Zekiri.
Dekani i fakultetit në kuadër të këtij takimi e njoftoi myftiun e myftinis së Shkupit për zhvillimet në të cilat ka kaluar Fshi – ja deri në ditët e sodit, si dhe u bisedua për bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve në pjesën e obligimeve ku interesi është i përbashkët prej nga u murrë garancia nga myftiu që studentëve të FSHI – së do të ju mundësohet mësim praktik nëpër institucione që janë në kuadër të myftinis së Shkupit.
Myftiu në fjalë u takua edhe me studentët e FSHI – së që janë pjesë e territorit të myftinis së Shkupit të cilëve iu drejtua me disa mesazhe të dobishme dhe duke iu uruar suksese në studime dhe në jetën e studentëve.
Më në fund Dekani falënderojë myftiun për fjalët miradije që i tha dhe ju urojë punë të palodhshme në përmbushjen e qëllimeve në interesa të shoqërisë islame.
FSHI – SHKUP
29.03.2018